Sulmohet me armë lokali në Elbasan, 3 të vrarë , 8 plagosen, u derdhën 65 plumba

576
Plot dy krehëra automatiku janë derdhur në lokalit në drejtim të lokalit në zonën periferike të Krastës në Elbasan, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën.
Masakra ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 3 shkurtit 2016, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim “kompleksit “Univers” që ishte në pronësi të Çapajve.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autorët e krimit, dy krehëra pa fisheke dhe një krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja.
Prokuroria merr ne dorë hetimin
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë hetimin për vrasjen e trëfishtë në Elbasan, ndërsa dyshimet e para flasin për një hakmarrje mes dy grupeve kriminale që daton prej rreth një dekade.
Te vraret ne masakër
1 – Agron Çapja 50 vjeç (baba i tre fëmijëve)
2-Ardit Sinakoli, 27 vjeç
3- Eno Bedalli, 37 vjeç

Te plagosurit
1- Ardian Zharri 
2- Fejzulla Çapja 
3- Ferit Muça 
4- Luan Muça 
5- Bujar Reshka 
6- Florenc Çapja 
7-Arnold Çapja
8- Bledar Muça
Gjatë gjithë natës Forcat Renea , Fnsh e Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin, Cerrik, Librazhd e Gramsh por ende nuk ka asnjë të arrestuar.
46 persona janë shoqëruar ndërsa është ushtruar kontrolli në mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve.
Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autorët e krimit, dy krehëra pa fisheke dhe një krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja.
Mësohet se Florenc Capja është në gjëndje të rëndë për jetën. Aktualisht 5 persona të plagosur ndodhen në spitalin e Traumës, një tjetër ka lënë spitalin.
Ora 08:40 Janë shoqëruar 46 persona, 65 plumba mbi lokal 
Ende nuk ka asnjë autor të mësakrës në Elbasan, ku 3 persona u vranë me armë zjarri në një lokal dhe 8 të tjerë u plagosën. Policia informon se në drejtim të lokalit eshte qelluar me 65 plumba.
Në lidhje me ngjarjen, policia informon se janë shoqëruar 46 persona për verifikim, ndërsa janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallatave.

Njoftimi i policisë, 4 shkurt 2016 
Gjatë gjithë natës Forcat Renea , Fnsh e Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin, Cerrik, Librazhd e Gramsh. Gjithashtu janë kontrolluar në akset rrugore e ne qytete automjete të dyshuara që mund të leviznin autorët.
Janë krehur me këmbë zona kodrinore e fushore ku dyshohej se mund te fshiheshin autorët apo mund të kishin braktisur makinën.Si dhe jane kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve .Janë shoqëruar për verifikim 46 shtetas.
Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 2 armë zjarri automatik që dyshohet se i kanë lënë në vendngjarje autorët e krimit, dy krehëra pa fisheke dhe një krehër me 26 fishekë si dhe 65 gëzhoja.
Një grup Specialistësh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit të kryesuar nga Drejtori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Specialistet për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
Ora 00: 01 (4 shkurt 2016) Tahiri në Elbasan, 2 të plagosur në operacion
(Në orët e vona dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri udhëtoi drejt Elbasanit. Dy të plagosur që ndodhen në Spitalin e Traumës tashmë i janë nënshtruar operacionit kirurgjikal. Disa oficerë të policisë ndodhen në ambientet e Spitalit të Traumës për të mbledhur prova, e dëshmi, informon gazetarja e Ora News Keti Banushi duke raportuar nga ambientet e jashtme të Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se Florenc Capja është në gjëndje të rëndë për jetën. Fillimisht u tha se viktimë kishte mbetur Arnoldi por më pas u sqarua se ai ishte plagosur. Agron Çapja ka gjetur vdekjen në vend, ndërsa Eno Bedalli ka ndërruar jetë në spital. 6 personat e plagosur kanë marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe më pas janë sjellë në Spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter, 2 ndodhen në spitalin e Elbasanit.
Drejtori i spitalit të Traumës përmes një komunikate për shtyp informon se kanë mbërritur në spital 6 të plagosur, 3 prej tyre rëndë. Të plagosurit ‘kanë dëmtime në gjoks, në këmbë e kokë. Njëri kishte puls të dobët. Dy të plagosur do i nënshtrohen ndërhyrjes së menjëhershme kirurgjikale. Tre të tjerë në gjendje të stabilizuar.
Burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se personat kanë plumba në trup, plagë në krahëror.
Ora 23:00 Policia saktëson viktimat
Agron Capja 
Ardit Sinakoli 
Eno Bedalli
TE PLAGOSURIT
1- Ardian Zharri 
2- Fejzulla Çapja 
3- Ferit Muça 
4- Luan Muça 
5- Bujar Reshka 
6- Florenc Çapja 
7-Arnold Çapja
Policia postblloqe ne hyrje e dalje 
Eshte krijuar perimetri rrethues ku jane bllokuar te gjitha pikat hyrese e dalese me Elbasanin. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur per hakmarrje per ngjarje te ndodhura me pare. Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bllokuar qarkullimin përgjatë gjithë aksit Elbasan-Librazhd.
Mësohet se mes dy grupeve kishte pasur një përplasje tjetër para 10 ditëve. Njëri prej grupeve njihet si “Banda e Tullacëve”
Ora 22:37 Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, niset drejt Elbasanit
Ora 22:21 Atentati në Elbasan, të plagosurit mbërrijnë në spitalin ushtarak
Nga helikopteri ushtarak i ardhur nga Elbasani kanë zbritur 6 persona të plagosur.
Ora 22:06 Burimet: 5 të plagosur janë nisur drejt spitalit të Traumës
Më herët në spital ka mbërritur vetë Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, për të ndjekur nga afër situatën.
Ora 21: 20 Policia informoi ne oren se: “Menjëherë në ndihmë të policisë së Elbasanit janë nisur forcat speciale RENEA, FNSH e Tiranës , FNSH e Fierit. Janë angazhuar forcat policore të komisariateve Lushnje, Fier, Berat, Durrës.Eshtë krijuar perimetri rrethues ku janë bllokuar të gjitha pikat hyrëse e dalëse me Elbasanin”.
Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje për ngjarje te ndodhura më parë.
Sigal