Sulm me bombë biznesit të gruas së Mitsotakis në Greqi, policia: Nga grupet anarkiste

584
Një sulm me bombë artizanale u krye ndaj biznesit së bashkëshortes së kryetarit të partisë opozitare greke Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis. Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë.
Bomba artizanale përbëhej nga një kallëp dinamiti dhe nga disa bombola gazi, të lidhura me një sahat. Sipas autoriteteve policore, sulmi u krye në dyqanin e bashkëshortes së Kiriakos Micotakis, Mareva Micotakis.
Nga shpërthimi nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëmtim të fasadës së dyqanit. Autoritetet besojnë se shpërthimi u krye nga grupet anarkiste, të cilat, kohët e fundit kanë kërcënuar bashkëshorten e Micotakisit.
Sigal