Suedezi që vrau veten në Tiranë, dyshohet se ishte nën efektin e kokainës

450
Një ditë pas vetëvrasjes së shtetasit suedez Jim Backlubd dalin në dritë detaje nga grupi hetimor që po merret me këtë ngjarje. Sipas Panoramës ka dyshime që në momentin kur ka kryer vetëvrasjen, Backlund mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Kjo, pasi në apartamentin e tij është gjetur një pjatë, ku janë konstatuar mbetje pluhuri të bardhë, që dyshohet se është kokainë.
Pjata është dërguar për ekzaminim në Drejtorinë e Policisë Shkencore, ndërsa nga ana tjetër, mjekët ligjorë pritet të dalin në një raport paraprak në lidhje me këtë dyshim të policisë. Pavarësisht dyshimeve që kishte në fillim grupi hetimor se mund të ishte përballë një ngjarjeje më të rëndë kriminale, mbrëmjen e djeshme provat kanë saktësuar se bëhej fjalë për një vetëvrasje në kushtet e tronditjes psikike, që mund të jetë ndikuar edhe nga efekti i drogës. 40-vjecari i martuar me grua shqiptare, me të cilën kishte edhe fëmijë u gjet poshtë pallatit ku banonte në zonën e Tiranës së Re.
Sigal