Stuhia godet qytetin e Sarandës

420
Qyteti i Sarandës është goditur nga një stuhi ditën e sotme dhe për pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në portin e qytetit. Një prej vinçave të ngarkim-shkarkimit është rrezikuar nga era e fortë, ndërkohë që ka rrezikuar edhe jetën e disa peshkatarëve dhe fëmijëve që ndodheshin aty për momentin. Të dëmtuara nga stuhia kanë mbetur edhe dy peshkarexha të ankoruara në mol. Reshjet e mëdha kanë vazhduar prej disa orësh dhe thuhet të kenë vërshuar brenda ambienteve të dhjetëra bizneseve dhe shtëpive, ndërsa ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Situata e rënduar në disa qytete paraqet rrezikshmëri të lartë dhe këshillohet të minimizohen lëvizjet në rrugë, derisa situata të qetësohet.
Sigal