Stuhi shiu dhe erëra të forta, mbytet Veliera në Himarë

407
Sigal

Një velierë është mbytur gjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës në Himarë.

Veliera, që ishte ankoruar që në sezonin e verës, nga erërat e forta është fundosur në ujë.

Veliera ndodhej e ankoruar në Portin e Himarës dhe shërbente për udhëtime gjatë sezonit veror.

Prej dy ditësh i gjithë vendi është përfshirë nga stuhi shiu dhe erëra të forta, duke sjellë probleme në disa prej porteve të vendit.