Spanjë, i hedh të dashurës foshnjën nga dritarja pasi bëri sherr me të

485
Ka bërë sherr me të dashurën 18-vjeçare, e ka sulmuar dhe më pas i ka marrë të bijën 17 muajshe dhe e ka hedhur nga dritarja.
Kjo është ngjarja shokuese që ndodhi në Vitoria në Spanjë. Burri, një 30 vjeçar është arrestuar, ndërsa fatmirësisht foshnja, edhe pse me fraktura të shumta, ka arritur të mbijetojë.
Mësohet se foshnja është hedhur nga një lartësi prej 5 metrash dhe ka humbur mjaft gjak, siç raporton e përditshmja spanjolle “El Pais”.
“Në fillim mendova që hodhën një kukull nga dritarja”,- thotë një fqinje, ndërsa shton, “Dëgjoja ulërima nga apartamenti”
Sigal