Sot pretenca për ‘Shullazin’, blindohen Krimet e Rënda

577
Sigal

Jepet sot pretenca për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij. Pas dështimit të seancës së kaluar, që ishte parashikuar të mbahej më 25 shtator, ditën e sotme forca të mëdha policore kanë zbarkuar tek Krimet e Rënda, për të monitoruar nga afër situatën.

E gjithë policia, forcat speciale, FNSH me armatim të rëndë ka zbarkuar dhe ka rrethuar institucionin dhe zonën përreth. Kujtojmë se çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Siç u raportua edhe pak ditë më parë, arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte pas kërkesës së Blerim Shullazit, i cili deklaroi se ishte i sëmurë.

Po ashtu në seancë mungonin të gjithë të pandehurit si dhe një nga avokatët. Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Kryeprokurorja Arta Marku bëri lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe kërkoi hetim disiplinor për disa prej prokurorëve pasi nuk pranonin të merrnin përsipër çështjen. Por pas debateve u vendos dhe katërshja e tyre.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri