Sot përcillet për në banesën e fundit ‘Dëshmorja e Atdheut”, Zarife Hasanaj

555
Sigal

Zarife Hasanaj, nëntetatrja që humbi jetën në Letoni gjatë një misioni me Forcat Armatosura, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Sot në orën 10:00-12:30 do të mbahen homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit nëntetares Hasanaj e cila humbi jetën pasi një minë të cilën po përpiqej ta çmontonte shpërtheu, duke lënë të plagosur edhe dy kolegë të saj shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.

Pas homazhe që do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve, në orën 13:00 do të mbahet ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit”.

Vetë e ndjera është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’ pasi ra në krye të detyrës. Në nder të saj sot është shpallur ditë zie kombëtare dhe flamujt do të ulen në gjysmë shtizë.

Në respekt të kësaj dite sot të gjitha institucionet kanë anuluar çdo aktivitet që ka qenë i parashikuar.

Ushtarakja Zarife Hasanaj humbi jetën tre ditë më parë në bazën ushtarake të NATO në kamp Adazi në Letoni.

Ajo ishte duke u trajnuar bashkë me dy efektivë të tjerë shqiptarë, të cilët u plagosën. Klodian Tanushi, është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa Julian Kapaj, e kaloi rrezikun dhe pritet të rikthehet në Shqipëri.