Sokol Mjacaj, 20 vjeçari që vrau dy turistët çekë, para 1 muaji kishte dalë nga burgu

454
Policia e Shtetit ka identifikuar autorin e vrasjes së dy turistëve çek në Perkal të Dukagjinit. Sokol Mjacaj 20 vjeç lindur dhe banues në Lotaj të Dukagjinit është autori që dy ditë më parë kreu ekzekutimin e Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe.
Sipas policisë 20 vjeçari është një person me precedent të mëparshëm penal dhe ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije.
Mjacaj ka vuajtur një dënim me 5 vjet burg dhe para një muaj është liruar.
Autorësia është vërtetuar nëpërmjet disa gjumrëve daktiloskopike në brendësi të mjetit.
Policia ka shpallur në kërkim Sokol Mjacajn dhe ka rrethuar zonën e Grudës, ku 350 trupa janë në operacion për arrestimin e tij, ndërsa i bën thirrje të gjithë banorëve që të mos e strehojnë autorin e krimit.
Gjatë operacionit për arrestimin e Sokol Mjacajt është lënduar lehtë në dorë edhe një polic.
Motivi kryesor i vrasjes së Anna Kosnikova dhe Michael Svatos dyshohet se është grabitja e makinës.
Sigal