Skrapar, u kap me 23 kg marijuanë, 20- vjeçari punonte si inspektor tek “Rafting Albania”

641
Automjeti me 23 kg marijuanë, i sekuestruar nga policia mesditën e djeshme në aksin rrugor Skrapar-Përmet rezulton të jetë në pronësi të Presidentit të “Rafting Albania, Zamir Spathara”, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, 20-vjeçari Fatmir Veizi rezulton se punon si inspektor në këtë kompani. Lajmi konfirmohet edhe nga burimet zyrtare të policisë, të cilat saktësojnë se pas hetimeve të kryera nga ana e tyre ka rezultuar se Spathara nuk ka qenë në dijeni të aktivitetit kriminal të punonjësit të tij. Sipas dëshmisë së dhënë në organin e policisë, Spathara ka deklarur se nuk ka qënë aspak në dijeni për drogën që ndodhej më automjetin përdrej nga punonjësi Fatmir Veizi, dhe se ky i fudnit ka shpërdoruar besimin dhe detyrën. 

Veizi u arrestua në vendin e quajtur “Kthesa e Hambullit” në Skrapar, duke transportuar në drejtim të Përmetit, në automjetin tip Fuoristradë, ku u gjetën 23 kg Marijuanë. Veizi u kap 2 km larg vendit ku braktisi automjetin pasi pikasi që po ndiqej nga policia, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij, Bledar Meçe, 23-vjeç, pas thirrjes së policisë për tu dorëzuar është larguar nga vendngjarja dhe është arrestuar mesditën e kësaj të enjteje. Në banesën e Veizit u gjet dhe u sekuestrua edhe një armë gjahu.
Sigal