Skrapar, një trup i pajetë gjendet në kanal

557
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte, ku një person ka humbur jetën tragjikisht duke u mbytur në një kanal uji.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në lagjen “Hasan Seitaj”, në Skrapar, ndërsa viktima është identifikuar si 76 vjeçari me iniciale Ç.L.
Sipas policisë, në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se një person është konstatuar nga të afërmit e tij i mbytur në një kanal uji.
Nga verifikmet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet që i moshuari të ketë rrëshkitur, duke u rrëzuar në kanalin me ujë pranë banesës së tij.
Pas goditjes nga rrëshkitja, i moshuari ka ndërruar jetë tragjikisht duke u mbytur në ujë. Kjo pasi nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Sigal