Skrapar, mbi 400 familje pa energji elektrike prej 10 ditësh

441
Banorët e tetë fshatrave në Skrapar vuajnë mungesën e energjisë elektrike për më shumë se 10 ditë. Shkak për këtë është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, i cili dëmtoi linjën elektrike në Tomorricë. Gjatë këtyre ditëve nuk është bërë asnjë ndërhyrje dhe rreth 400 familje ndodhen pa energji elektrike. Kreu i Bashkisë së Skraparit i është bashkuar zërit të banorëve të këtyre fshatrave, duke i kërkuar OSHEE të ndërhyjë për të riparuar defektin dhe për të normalizuar situatën. “Punonjësit e OSHEE i lënë zonat malore pa drita”, ka deklaruar N. Spahiu.
Sigal