Sigal

Mëngjesin e sotëm një trup i pajetë është gjetur në lumin Guahak. Viktima është 44 vjeçari Mentor Xhafellari, banues në Sharovë, Skrapar.

Sipas policisë, nga verifikimet e para rezulton se 44 vjeçari, dyshohet se është vetëmbytur. Report Tv mëson se Xhafellari vuante nga depresioni.

Grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërsa dje një çift të moshuarish në Berat, burrë dhe grua në kushtet e depresionit u hodhën nga kati i tetë i pallatit ku banonin.