‘Skifterët’ në Laç, me armë e vare në dorë, 3 minuta për të grabitur bankën 100 m larg, Policisë

618
U janë dashur vetem 3 minuta tre grabitësve që siç duket kane qenë të provuar në situata të tilla që te grabisin një bankë në afersi të Komisariatit të policisë në Laç. Ndërkohë që policia po festonte në një lokal për fesatat e fundvitit ata kanë gjetur momentin kur banka sapo kishte mbyllur portat dhe po bënte bilancin e ditës.
Kanë thyer xhamin e derës dhe me armë në dorë kanë marrë një sasi parash shumë ë ta cila nuk duhte pasi edhe banka viktime nuk ka deklrura asgje por as forcat e policisë te cila shkuan menjhere në vendngjarje por pa patur munedis që të vinin dorë mbi grabitësit e shpejtë.
Sipas deklaratës, se policisë nga deklarimet e marra në grabitje janë përfshirë tre persona, dy prej të cilëve të armatosur me pistoleta dhe i treti me një vare, me të cilën ka thyer xhamin e derës së bankës.
Policia thotë se nën kërcënimin e armës, autorët kanë marrë një sasi parash pa specifikuar shumën e grabitur.
Pasi kanë kryer vjedhjen, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Grabitja e bankës së Laçit vjen në kohë festash por edhe në një situatë të rënduar të rendit dhe të sigurisë. Pak ditë më parë u grabiten në zonen e Sarandës dy karburante po nga grabitës me maska dhe të armatosur.
Sigal