Skena lufte në Berat, dy granata hidhen në banesën e një personi

679
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në një fshat të Beratit, ku në orët e para të mëngjesit qytetarët janë zgjuar nga një zhurmë e fuqishme shpërthimi.
Dy granata janë lëshuar drejt shtëpisë së shtetasit Krenar.H, pranë oborrit të banesës së tij. Njëra nga granatat ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk ka lënë persona të lënduar, përveçse dëmëve që ka shkaktuar.
Policia raporton se granatat kanë qenë të tipit ofensive, me rreze të shkurtër veprimi. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në deklarimet pranë policisë, personi që është sulmuar ka thënë se nuk ka probleme apo konflikte me persona të tjerë.
Puna ka nisur nga ana e grupit hetimor, për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
Sigal