Skema e fajdeve në Shkodër, ja masat që dha sot gjykata për 12 të arrestuarit

400
Sigal

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 6 nga 12 të arrestuarit e skandalit të fajdeve ku janë përfshirë edhe dy djem të ish-Prefektit të Shkodrës, Paulin Radovani.

Për 6 nga të ndaluarit është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’ ndërsa për 6 të tjerët masa e sigurisë “detyrim paraqitje’.

Ndërkojhë që pasi u mbyll çështja e të akuzuarve, gjykata ka marrë në shqyrtim edhe ankimimin e ish-Prefektit, Paulin Radovani, i cili ka kryer edhe denoncimin ndaj 22 personave të përfshirë në skemën e fajdeve.

Ndërsa në këtë seancë mungonin 2 djemtë e tij të cilët janë në kërkim.

Në këtë skemë të paligjshme janë përfshirë edhe ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues.

Denoncimin për veprimtarinë kriminale të fajdeve në Shkodër e ka bërë ish-prefekti Paulin Radovani pas kërcënimeve të vazhdueshme që i vinin pasi djemtë e tij ishin përfshirë në këtë skemë.

Gjykata në përfundim të gjykimit paraprak la në masën arrest me burg;

Burhan Alija; Edi Memcaj; Ilir Sokoli; Artan Dragani; Pashko Vuksanlekaj; Lulzim Sylja

Ndërsa dha masën detyrim paraqitje për:

Marjan Bregu; Naim Ahmetaj; Andri Bala; Vinko Nikprelaj; Eduard Fusha dhe Elidon Qerimaj