Skandali seksual në Shkodër, arrest me burg për 5 shtetase

421
Gjykata dha masën arrest me burg për 5 shtetaset e përfshira në skandalin e Shtëpisë së Fëmijës në Shkodër. Albana Llazani, ish-drejtoreshë e qendrës, Rafaela Camaj, Shpresa Nishani, Najada Rramolli dhe Violeta Marku, punonjëse në këtë qendër, akuzohen për shpërdorim detyre dhe keqtrajtim të miturish. Prokuroria ka paraqitur si prova aktet e ekspertimit mjeko-ligjor e përgjime ambientale e telefonike. Akuzat mbi to ishin ngritur nga prokuroria e rrethit për shpërdorim detyre, si dhe keqtrajtim të të miturve.
Por ajo çka është më e rënda në gjithë këtë histori është se, për shkak të neglizhencës së këtyre kujdestareve, tre të mitura kanë rënë pre e abuzimeve seksuale. Skandali është zbuluar nga institucioni i Avokatit të Popullit. Fëmijët, që ishin marrë në intervista nga punonjës të specializuar të institucionit të Avokatit të Popullit, tregonin për dhunë që i kalonte kapacitetet njerëzore. Rrahje me shkopinj druri dhe këmbë karrikesh. 
Vajza të mitura 10 vjeçe, të cilat detyroheshin me dhunë të lanin të gjithë institucionin e jetimores, sjellje të rënda dhe diskriminuese ndaj fëmijëve rom dhe dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj fëmijëve. Raportit që përmban kushte tejet të rënda për jetimët i shtohet edhe abuzimi seksual i tre vajzave të mitura. Gjatë eksursioneve të bëra në Razëm dhe Velipojë, të organizuar nga jetimorja, i janë bashkuar grupit dy fëmijë të punonjësve të institucionit, të cilët kanë abuzuar seksualisht me të miturat.
Sigal