Skandali seksual me të miturat e Rezidencës së Fëmijës

84

Skandali seksual i zbuluar me tre vajza të mitura të Rezidencës së Fëmijës, në Shkodër, ka tronditur disa nga prindërit që i dërgojnë fëmijët në këtë qendër. Natasha Bajrami ka dërguar aty tre vajza dhe pas lajmit për abuzimin seksual ajo kërkon ekzaminime edhe për fëmijët e saj.

“Jam shumë e frikësuar dhe e tronditur. Kam 3 vajza këtu. Më e madhja është 12 vjeç. Kërkoj nga shteti që vajazt të dërgohen në spital dhe të shihet gjendja e tyre. Unë kam 12 fëmijë dhe 3 i kam sjellë këtu sepse jetoj në gjendje të mjerueshme ekonomike. Më përpara më thonin vajzat që fëmijët e tjerë të qendrës i kanë rrahur dhe unë i tregoja ish –drejtoreshës, por ajo më thoshte që nuk është e vërtetë”, tha Natasha për gazetarët. Për këtë skandal në pranga përfundoi ish –drejtoresha dhe 4 punonjës të Rezidencës së Fëmijës.