Skandali/ Kryetarja e Gjykatës së Kavajës ndërtoi pa leje një kat të vilës luksoze

472
Ndërtimi pa leje i shtëpive apo godinave të tjera të shërbimeve është një nga shkeljet ligjore më të ndeshura në Shqipëri pas viteve 1990. I tillë është rasti i gjyqtares Entela Shedula, kryetare e Gjykatës së Kavajës. Disa vite më parë, familja e gjyqtares Shedula ka ndërtuar një kat pa leje. Ky kat i përket një vile luksoze trekatëshe të familjes Shedula, që përdoret për banim, si edhe për një aktivitet privat të familjes. Aktualisht, godina është ligjëruar dhe rezulton e regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, por në momentin e ndërtimit një kat i saj është bërë pa leje. Ndërtimi i paligjshëm është pohuar nga vetë gjyqtarja Shedula gjatë deklarimeve të pasurisë së saj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave. Sipas kopjeve të formularëve të plotësuar dhe të firmosur nga gjyqtarja e Kavajës, Shedula, ku ajo tregon se ka ndjekur procedurën ligjore të legalizimit për një kat të banesës që ka në bashkëpronësi.


Sigal