Skandal, mësuesi përdhunon nxënësen e klasës së gjashtë, fëmija në gjendje të rëndë

698
Sigal

FERIZAJ- M.S., rreth të 60-ve, mësues në shkollën fillore “Dëshmorët e Lirisë” në Ferizaj, akuzohet për ngacmim seksual, ndaj të miturës, nxënëse e klasës së 6-të. Rasti ka ndodhur të premten e javës së kaluar dhe e ka paraqitur vetë nxënësja, në familje dhe më pas në organet e rendit. Nëna e saj Fatime U., thotë që nga koha, kur vajza ka treguar për ngacmimin, ka kaluar trauma të rënda dhe familja po e përjeton shumë keq. “Vajza është shumë keq. Madje më duhet të flejë me të. Ajo është shumë rëndë edhe për të vajtur në tualet, duhet patjetër dikush që ta shoqërojë. Është shumë e traumatizuar” është shprehur nëna e të dhunuarës seksualisht. Ndërsa i vëllai Brahim U., thotë se, ndjehen të shqetësuar, sesi një mësues mund të tentojë të dhunojë nxënësen e tij të mitur. Ai ka shprehur pakënaqësitë e mëdha nga gjykata  themelore në Ferizaj, që të dyshuarit kryesor t’i japë masën me “arrest shtëpie”. Ai kërkoi që i dyshuari kryesor të marrë masën e duhur të dënimit, në të kundërt vetë familja mund ta zgjedhë formën e duhur për këtë veprim të ulët. Për shkak sepse si thotë si ai, “është prekur morali i saj”.  “Është zor t’i fëlliqësh duart me atë njeri pis. Nuk ka zot që e duron, që të shkosh dhe të ngacmosh një të mitur, është shumë e rëndë. Jemi duke e përjetuar shumë keq. Nuk kemi fjalë për të thënë”. Nuk dimë sesi do ta harrojmë. Ligji nuk duhet të na i lënë ne në dorë se i bie që net ë hyjmë në shtëpinë tij dhe të bëjmë ndonjë bela. Nuk e kuptoj këtë vendim të prokurorit, unë e krahasoj njësoj me personin që e ka bërë këtë krim. Kur e përkrahu këtë krim ai është i njëjtë me të”. Të indinjuar me ngjarjen banorë dhe prindër të fshatit kanë protestuar në oborrin e shkollës. Kryetari i fshatit, Abdurrahim Axhidemaj, thotë se, ky mësues akuzohet edhe për një rast tjetër të joshjesh apo ngacmimit seksual ndaj një nxënëseje. “Ka pasur edhe një rast tjetër, po vetë prindërit nuk kanë dashur që të dalë, sepse nuk kanë dashur që ta zmadhojnë.  Ka qenë i njëjti arsimtar. Tani janë në organet e drejtësisë dhe presim përgjigjen e duhur të tyre”. Prokurori i Prokurorisë Themelore Rasim Maloku, ka thënë se prokurori i ngjarjes ka kërkuar masën e arrestit të paraburgimit, ndërsa nuk ka dashur të komentojë vendimin e gjykatës për vendimin për masën e “arrestit shtëpiak”. Kurse Kryetari i Gjykatës Themelore, Sait Krasniqi ka deklaruar se vendimi është marrë në lidhje me provat. Dhe ky vendim siguron zhvillimin e procedurave të më tejshme të këtij rasti.