Skafisti i “9 janarit” ekstradohet në Shqipëri

483
Dhjetë muaj pas arrestimit të tij në Milano, është ekstraduar në Shqipëri Elton Tafili, ‘skafisti’ i tragjedisë së 9 janarit 2004.
Policia bën të ditur se Tafili është dënuar nga gjykata e Vlorës përfundimisht më 27 korrik të 2007 me 20 vjet burg. 
Në tragjedinë e 9 janarit humbën jetën 21 persona. Tafili së bashku me A. Rr, A.A, V.R, A.B dhe H.T në afërsi të Karburunit kanë organizuar trafikimin drejt Italisë të 63 personave. Këta të fundit kishin paguar secili nga 1500 euro për të shkuar në Itali në mënyrë të paligjshme. 
Ndërsa gomonia ka dalë në ujrat territorialë të Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Italisë, ajo është përmbytur duke shkaktuar vdekjen e 21 shtetasve. 
Tafili u arrestua në prill të vitit të kaluar në Milano ku prej 12 vitesh jetonte me identitet të rremë. Duke ndërthurur të dhënat dhe gjurmët e gishtave, u bë e mundur dhe identifikimi i tij.
Sigal