Situata në kufi me Greqinë Konsulli shqiptar: Ka rënë sistemi

489
Konsulli shqiptar në Janinë, Pervin Gjukuria i cili pas situatës së krijuar ka shkuar në pikën kufitare të Kakavijës, është shprehur për Report TV se nga ana greke shkak për këtë problem në pikat kufitare është bërë rënia e sistemit të kontrollit të pasaportave të Greqisë.

Sipas konsullit Gjukuria kjo situatë është me të gjitha pikat kufitare dhe jo vetëm në Kakavijë.
“Komunikimi zyrat nga ana greke është se ka rënë sistemi me Shqipërinë për të gjitha pikat kufitare. Na vjen keq për situatën, po punojmë për të zgjidhur situatën:”, është shprehur konsulli shqiptar në Janinë, i cili ka mbërritur në pikën doganore të Kakavijës.
Sigal