Situata e motit në Kukës, Korçë, Dibër e Shkodër, “Rruga e Kombit” kalohet me zinxhir

268
Ministria e Brendshme informon mbi situatën e reshjeve të dëborës në qarkun e Kukësit, Korçës, Shkodrës e Dibrës deri në orën 19:00 të cilat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor.
Sipas ministrisë në të gjithë qarqet e vendit gjatë këtyre orëve ka patur reshje të dobëta shiu dhe në lartësitë mbi 1000 m reshjet kanë qenë në formë dëbore.
Në përgjithësi rrugët kombëtare janë të qarkullueshme, por në disa akse ka patur vështirësi për shkak të ngricës së shfaqur në rrugë.
Të gjitha subjektet e kontraktuara kanë vënë në dispozicion mjetet dhe forca pune, si dhe kanë trajtuar me kripë, segmentet ku ka patur akull dhe ngrica.
Zonat më të prekura kanë qenë në veri dhe verilindje të vendit, por është prekur edhe qarku i Korçës, kryesisht rrethi i Devollit.
Grupet e inspektimit të Emergjencave Civile të ngritura nga Prefektët e qarqeve po monitorojnë subjektet kontraktuale për mirëmbajtjen e rrugëve.
Situata sipas qarqeve:
Qarku Kukës – Prej orëve të mëngjesit ka patur reshje shiu me intesitet të ulët. Kjo ka bërë që në qytetet të shkrijë një pjesë e dëborës së rënë gjatë natës. Lartësia e dëborës në qytete varion: Kukësi 13 cm, Hasi 18 cm, Tropoja 21 cm. Në lartësitë mbi 700 m ka patur reshje të dobëta flokësh dëbore.Temperaturat 5 deri 9 gradë celsius.
Situata në akset rrugore – Në “Rrugën e Kombit” qarkullimi bëhet pa zinxhirë, sepse edhe dëbora e rënë ka shkrirë kurse në segmentin Kalimash-Morinë po punojnë 6 borëpastruese; Kukes – Vasije – Draj Reç po punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë; Kukes – Ura Zapod punojnë 2 mjete, 1 fadromë e 1 borëpastruese; Kolsh – Qafë Shllak 2 borëpastruese e 1 fadromë; Krume-Qaf Prush-Kam punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë, aksi është i qarkullueshëm por ka pasur ngrica dhe akull në drejtim të Qaf Prushit; B.Curri-Ura e Dushaj-Fierze-Lekbibaj punon një fadromë; B.Curri-Kam punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë; B.Curri-Valbonë punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë; B.Curri-Qaf Morine punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë; Ura Drini Zi – Krume punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.
Rrugët në administrim të Bashkive, në përgjithësi të gjitha janë të qarkullueshme por në fshatrat në lartësi të mëdha, ka probleme.
Në të gjitha territoret e qyteteve po punojnë mjetet për hapjen e rrugëve brenda tyre.
Qarku Dibër – Moti është me vranësira dhe reshje të dobëta shiu lokale. Trashësia e dëborës në Lurë është 8 cm dhe në Kalanë e Dodës, trashësia e dëborës 10 cm. Në rrethin e Bulqizës dhe të Burrelit ka reshje të dobëta shiu.
Situata në akset rrugore – Aksi kombëtar Peshkopi – Bllatë – Maqellarë – Qafë Bualli është i kalueshëm pa probleme; aksi kombëtar Peshkopi – Kala e Dodes ka qenë i qarkullueshëm, por në disa segmente ka patur probleme për shkak të terrenit të thyer e te ngricave; aksi rrugor rural Lurë -Arras nuk është i kalueshëm, por lidhja bëhet nga segmenti tjetër rrugor Lurë -Kurbnesh – Rëshen, i cili është i kalueshem.
Ne zonat e thella të Bashkisë Dibër si Lurë, Selishtë, Kala e Dodes ka vetëm reshje shiu. Në lumenjtë prurjet nga reshjet janë minimale dhe nuk ka probleme të daljes së tyre nga shtrati.
Situata e furnizimit me energji elektrike nuk ka probleme.
Qarku Korçë – Të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të kalueshme.
Aksi kombëtar Qafë Thanë – Korçë nuk ka probleme dhe mirëmbahet nga 7 mjete borëpastruese; në aksin Korçë – Kapshticë punojnë 3 mjete borëpastruse; në aksin Korçë – Ersekë punojnë 2 mjete;
dhe në aksin Ersekë – Çarçovë 2 mjete; në aksin rrugor Zëmlak – Liqenas – Dogana Goricë punojnë 2 mjete; kurse në një pjesë të aksit rrugor Boboshticë – Dardhë kalimi kryhet me zinxhirë, për mirëmbajtjen e rrugës punon 1 mjet fadromë.
Subjektet kontraktore po trajtojnë rrugët me kripë dhe kanë në gatishmëri, të gjitha forcat dhe mjetet.
Situata e furnizimit me energji elektrike nuk ka probleme.
Qarku Shkodër – Në qarkun e Shkodrës të gjitha akset kombëtare rrugore janë të kalueshme, vetëm në aksin rrugor Bardhoc – Iballë ka probleme në qarkullimin rrugor për shkak të prezencës së dëborës. Në këtë aks po punon 1 borëpastruse.
Në aksin Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak – Fierzë ka prezencë të dëborës në rrugë dhe kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi për shkak se në disa segmente ka ngricë.
Rrugët rurale kanë vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës së dëborës, sidomos në disa segmente rrugore të njësive administrative Shosh, Shalë.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.