Sillet në Shqipëri vrasësi me një këmbë. Ekzekutoi shokët e tij pas grabitjes 60 milionëshe. Ja emri

520
Vrasësi i dyfishtë shqiptar me një këmbë më në fund është ekstraduar drejt vendlindjes së tij, pas një beteje 2 vjeçare për të shmangur ekstradimin”.

Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja britanike “DailyMail”, teksa njofton se Saliman Barçi, 42 – vjeçari nga Burreli i dënuar nga drejtësia shqiptar me 25 vite burg, për vrasje të dyfishtë është ekstraduar drejt vendit tonë.

Shqiptari, i cili emigroi drejt Britanisë 14 vite më parë me identitet të rremë, luftoi deri në fund për të mos u ekstraduar, me pretendimin se rikthimi i tij në Shqipëri ishte shkelje e të drejtave të njeriut.

“DailyMail” shkruan se Barçi është ekstraduar javën e shkuar.

“Home Office konfirmoi se vrasësi është hipur në avion drejt Shqipërisë javën e kaluar “, thuhet në artikull.
Sëbashku me 2 persona të tjerë, Përparim Ibrahimi dhe Artur Gjoka, Barçi kreu një grabitje me vlerë 60 milion lekë në 1997 -ën. Por pasi morën paratë, ai vendosi se i donte ato të gjitha për vete, ndaj i qëlloi për vdekje dy bashkëpunëtorët e tij.

Ai mbërriti në Britani me bashkëshorten e tij në 2002, duke pretenduar se ishte refugjat nga Kosova.

Në 2009 -ën ai u dënua në mungesë për vrasjen e dy personave në qytetin e Burrelit, në Korrik të 1997 -ës dhe mbi të kishte një urdhërarrest.

Ai u ndalua në vitin 2005 në Londër. Tashmë, Barçi, baba i tre fëmijëve do të duhet të shlyejë dënimin me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë.

Gjatë betejës së tij në Britani, ai deklaroi se do të vritej nëse kthehej në Shqipëri për shkak të gjakmarrjes.

Mbrojtja pretendoi gjithashtu se Barçi, cili kishte nënshtetësi britanike do të kishte probleme mjekimet e nevojshme nëse do të shkonte në një burg shqiptar.

Sipas DailyMail, ai u shoqërua drejt Tiranës nga një grup oficerësh të Interpol, disa javë pasi Gjykata e Lartë e Londrës vendosi që të ekstradohej.

“Mund ta konfirmojmë se Saliman Barçi u ekstradua më 13 Korrik dhe pasaporta e tij britanike ëshë revokuar”, tha një zëdhënës i Home Office.
Sigal