Siguria në mëshirë të krimit/ Makinat e vjedhura qarkullojnë lirshëm. Mafia trafikon kladestinë nga Lindja e Mesme nën hundën e Frontex

442
Sigal

Bandat grabisin makinat. Policia e paaftë apo ortake?

Tirana mban vendin e parë për vjedhjen e makinave. Emigrantët që kthehen në atdhe ranë më së shumti pre e hajdutëve.Automjetet luksoze në Tiranë, vijojnë të jenë objektiv i grabitësve. Sipas shifrave të Policisë së Shtetit vetëm gjatë muajit korrik u vodhën 150 makina të shtrenjta, ndërsa zbulueshmëria ka qenë pothuajse zero.Shifrat tregojnë se gjatë dhjetë muajve të fundit në Tiranë është vjedhur një makinë në çdo dy ditë. Hajdutët kanë në fokusin e tyre mjetet luksoze, vlera e të cilëve shkon nga 50-100 mijë euro. Sipas seksionit kundër vjedhjeve në policinë e Tiranës rastet kur grabitësit veprojnë më së shumti janë në zona të pasigurta, si mungesa e ndriçimit dhe ambientet që nuk janë të monitoruara nga kamerat e sigurisë.Makinat janë grabitur kryesisht të parkuara, ndërsa markat më të preferuara kanë qenë “Mercedes-Benz”, “Range Rover” “BMW” dhe “Audi”. Duket edhe policia është e dorëzuar përball një fenomeni të tillë. Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë raportimit në Komisionin e Sigursë, pranoi se ka një shtim të rasteve për vjdhjet e automejteve nga viti në vit. Policia e kryeqytetit liston si zona më problematike për vjedhjet e automjeteve zonat; “Zogu i Zi”, “Stacioni i Trenit”, rruga “Myslym Shyri”, “ish-Blloku”dhe “21-Dhjetori”. Pavarësisht se janë sekuestruar pamjet e kamareva të sigurisë, përsëri, problem mbetet zbulueshmëria dhe prangosja e autorëve. Një pjesë e madhe e automjeteve të vjedhura çmontohen dhe shiten për pjesë të përdorura në tregun e zi, brenda vendit.Gjithashtu, janë sekuestruar kohët e fundit automjete të grabitura jashtë territorit Shqiptar. Mjetet u bllokuan në Kosovë, Malin e Zi e Maqendoninë e Veriut, të cilat dyshohet janë trafikuar duke modifukuar numrin e shashinë së makinës për të kaluar në Pikat e Kalimit Kufitar.