Si vrau në gjumë Etjan Cani shokun e ngushtë dhe i masakroi të atin me thika, misteri me fisin Çapja e premtimi i nënës për hakmarrje

960
Sigal

Ditën e sotme 28-vjeçari Etjen Cani është ekstraduar nga Italia për të vuajtur në Shqipëri dënimin për vrasje të dyfishtë.

Cani ka vrarë teksa flinte shokun e tij të ngushtë, Gentian Beqirin duke mos kursyer as babanë e tij mëngjesin e 15 gushtit 2012.

Por si nisi zanafilla e sherrit mes dy shokëve të pandarë, përse nuk i kurseu babë e bir Etjen Cani?

Etjen Cani ishte shoku i ngushtë i Gentian Beqirit, i cili ishte i dënuar për vrasjen e Sokol Çapjes në vitin 2005.

Për shkak se ishte i paralizuar, Gjykata e kishte kursyer duke mos e dënuar me burg për krimin e bërë. 40-vjeçari kishte më shumë se 6 vjet që ishte thuajse i paralizuar, pasi në tentativë për t’i shpëtuar policisë, e cila e kishte pikasur që po tentonte të kalonte kufirin, ishte hedhur nga Komisariati.

I vetmi që Beqiri linte ta vizitonte ishte miku i tij Cani. Në një nga vizitat e tij të shumta, 28-vjeçari kishte marrë me vete edhe të dashurën e tij, Geralda Tetën dhe shokun e tyre të përbashkët Lorenc Skiljen.

Në një moment kur kishin ngelur vetëm, Gentiani e kishte ngacmuar Geraldën duke i “firmosur” të drejtën shokut që t’i merrte jetën.

E dashura e Etjenit, nuk ka mbajtur sekret ngacmimin duke ia rrëfyer të gjitha detajet 28-vjeçarit. Ata kanë shkëmbyer disa mesazhe telefonike, të cilat janë zbardhur nga Prokuroria.

“…O injorant ça rehati thu re me çin me ngatërron me ato kurvat e rrugëve? Në momentin që Genti zgjati durët u ngrita direkt dhe do ikja dhe nuk më la, tha mirë rrimë flasim si njerëz dhe u ulëm po flisnim tamam, jo unë të pelqej ty, jo t’kam qef. I thashë më vjen keq, e t’keqen s’bahet gja që t’jemi ma tepër.

Po për sytë e ballit pyete atë dhe hajde fol me mu plerë se kshu je ti. Shan e ban direkt. Dhe ka mundësi, mos ti bish ma numrit tim. Harroje Gerin, ETJEN CANI…”.

Por pavarësisht historisë të së dashurën, një pistë e dytë që nuk është rrëzuar asnjëherë nga Prokuroria është se Etjen Cani, e ka vrarë shokun e tij të ngushtë pasi është paguar nga fisi Çapja. Këta të fundit kanë pasur pa marrë ende “gjakun” e Sokolit.

VRASJA NË GJUMË

Vrasja e babë e bir ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit, pikërisht në momentin që gruaja e shtëpisë, nëna e Gentianit, kishte dalë për të bërë pazar.

Si një njeri që i njihte mirë lëvizjet e banorëve të shtëpisë, ka qënë pikërisht ku momenti kur autorët shpërqëndruan policinë dhe u futën në banesë pa asnjë problem.

Fillimisht ata janë përballur me efektivin që ruante te porta hyrëse e pallatit, por ai nuk i ndaloi duke menduar se ishin mysafirë të ndonjë fqinji në pallat. Në katin e 5-të ata janë përballur me policin e dytë, të cilit iu prezantuan si djem të tezes së Gentian Beqirit.

Duke qënë se Polici i kishte treguar për largimin e zonjës së shtëpisë, njëri prej djemve ka këmbëngulur që të hyjë në banesë për të takuar “djalin e tezes”, të cilin kishte shumë pa e parë.

Autori i ka rënë derës së banesës, të cilën e ka hapur i babai i moshuar i viktimës, Nezir Beqiri. Vizita e dy “djemëve të tezes” ka zgjatur shumë pak, aq sa edhe i kistë rënë në sy rojes së parë. Pasi ky i ka pyetur përse kishin ndenjur aq pak, menjëherë dy të rinjtë ia futën vrapit për t’u zhdukur nëpër lagjet e qytetit.

40-vjeçari i paralizuar u vra me disa plumba në kokë dhe në gjoks me pistoletë me silenciator, ndërsa i atiu u rrah për vdekje me mjete të forta dhe është gjuajtur me thika, duke ju thyer 6 brinjë, plasur hemoragjia në tru dhe në mëlçi.

NËNA

E vetmja e mbetur nga shtëpia është nëna e Gentianit, e cila është personi i vetëm që betohej për hakmarrje.

“Ma vranë djalin në gjumë, do të marr hak”.