Si ra policia në gjurmët e ekzekutorit grek, tre ditë para atentatit Devi Kasmi bëri sherr me…

706
Plot 72 orë pas atentatit ndaj Devi Kasmit para shtëpisë së tij në kryeqytet, policia e Tiranës ka arrestuar ekzekutorin e 42-vjeçarit, si dhe është vënë në kërkim të organizatorëve. Mësohet se ekzekutori është një shtetas grek, Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta; ish-punonjës i forcave speciale në Greqi.
Pas arrestimit të tij, gazetarja Klodiana Lala ka treguar për “News24” dhe “BalkanWeb” detaje mbi operacionin e policisë. Mësohet se Devi Kasmi tre ditë para atentatit kishte dyshuar se po ndiqej nga një person. Madje ka debatuar me një shtetas të huaj, për këtë fakt. Ky fakt i ka dhënë një tjetër pistë policisë, duke shkuar kështu drejt zbardhjes së ngjarjes dhe kapjes së ekzekutorit.
Mësohet se 41-vjeçari grek ka hyrë në Shqipëri pak ditë më parë, dhe menjëherë është vënë në ndjekje të Kasmit, dhe për këtë do merrte shpërblim. Ai e ka ndjekur Kasmin për ditë me radhë, derisa 72 orë më parë e ekzekutoi me 5 plumba.
Sakaq, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu në një deklaratë për mediat përmendi edhe emrat e organizatorëve të atentatit.
Sigal