Si ndodhi përplasja fizike mes prokurores dhe Donika Prelës

750
Sigal

Kryeprokurorja Arta Marku ka urdhëruzar një ditë më parë, nisjen e një hetimi disiplinor për 10 prokurorët që nuk pranuan të merrnin pjesë në shortin ndaj Emiljano Shullazit.

Nuk ka mjaftuar vetëm kjo, por Arta Marku transferoi tre prokurorët e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmatajn, Olsian Çela dhe Sonila Muhametaj. Kjo e fundit ka kërkuar një takim me Kryeprokuroren Donika Prela. Burime thanë se kryeprokurorja e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar, dhe kjo ka bërë që Sonila Muhametaj të hyjë me forcë duke u konfrontuar fizikisht me të.

Pas kësaj, Prela ka kërkuar ndërhyrjen e policisë gjë që ka bërë që edhe Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, të shkojë në vendin e ngjarjes. Mësohet se pas këtij konfrontimi, dy makina të grupit të gatshëm kanë qëndruar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ende nuk ka një version zyrtar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, lidhur me incidentin e ndodhur dje.

Lista e prokurorëve:

Olsian Çela

Përparim Kulluri

Behar Dibra

Sonila Muhametaj

Arenc Çela

Edvin Kondili

Pranvera Pustina

Eugen Beçi

Blerim Tominaj

Besim Hajdarmataj.