Si ndodhi atentati në Vlorë, autorët i ndoqën dhe i zunë pritë

431
Sigal

Detaje të reja mësohen për atentatin e ndodhur një ditë më parë në qytetin bregdetar të Vlorës, ku mbetën të vdekur Aurest Rexho dhe Arjan Hasani si dhe u plagos Armando Sulejmani, 42 vjeç.

Raportohet se policia ka arrestuar të plagosurin Armando Sulejmani pasi i ka gjetur një armë zjarri pa leje.

42-vjeçari dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të së kaluarës së tij dhe precedentëve. Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor me ekspertë nga policia e Vlorës dhe drejtoria e përgjithshme të cilët po hetojnë ketë vrasje.

Në vendngjarje janë gjetur 90 gëzhoja dhe dyshohet se viktimave u është ngritur pritë. Në momentin që kanë mbërritur në zonë makina e viktimave, atentatorët e kane ndjekur nga pas për disa metra dhe kur është hapur zjarr kanë ecur paralel. Viktimat nuk kane pasur mundësi reagimi.

Vendi është zgjedhur nga atentatorët pasi i gjithë aksi nuk ka kamera sigurie. Gjithashtu mësohet se në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur janë gjetur 3 armë automatike, por asnjë prove identifikuese.