“Shullazi, karburant te rruga e Kavajës dhe truall 3 000 m2”

522
Ish –kryeministri Sali Berisha ka publikuar të tjera detaje për pasurinë e Emiljano Shullazit. Pasi nxorri dokumentat e pronësisë me dhurim të hotel Vollgës, Berisha flet një karburant në emër të Shullazit dhe një truall prej 3 mijë metrash katrorë në Tiranë.Berisha thotë se këtë pronë Shullazi e ka marrë me forcë. Kur ka vajtur ta regjistrojë, kreu i hipotekës, Ilirjan Muho ka refuzuar dhe Shullazi e ka kërcënuar me pistoletë. Berisha thotë se për këtë Muho ka njoftuar direkt kryeministrin Edi Rama, por ai i ka thënë: Je i LSI, këto thuaja Ilirit. 
Denoncimi i Berishës:
Prona te tjera te perandorise qeveritare te krimit Shullazi! Karburant ne rrugen e Kavajes “Veliaj” perballe shkolles se hoteleri turizmit.
Prone truall rreth 3000 mije m2 ne rrugen Vangjel Noti pas karburant Eldes.
-Flitet se ka marre dhe nje leje ndertimi multifunksionale?
Dokumentet per pronesine e Hotel Vollges i ka firmosur duke i vene revolen ne koke kryeregjistruesve te Durresit dhe Tiranes. Kryeregjistruesi i Tiranes ka njoftuar per kete akt Edvin Shullazin por ai i ka e lene ne meshire te fatit te LSI duke i thene mos me ngaterro me keto probleme! sb
“Mirembrema Z.Berisha !Me duhet t’ju bej me dije edhe dy grabitje me force te dy pasurive ne Tirane te Shullazit&co :1.Karburantin te Rruga e Kavajes ‘Veliaj’ perballe shkolles se Hoteleri-Turizmit,te zotin e ka detyruar qe t’ia shese dhe i ka dhene ne dore,kesh 500000 € !!!! 2.Prona Toke,truall te sheshi shqiponja Kryqezimi i rruges ‘Dritan Hoxha’ me rrugen ‘ Vangjel Noti’,eshte nje karburant aty,Elda,pas Tij rreth 3000 meter Katror,pa asnje leke!I kerkuan qe ta shiste,jo i tha ai,pastaj ia moren me force,pa asnje leke !Eshte folur se ka marre edhe nje leje ndertimi,multifunksionale !
Per rregjistrimin e prones ne durres shullazi bashk me nje tjeter ka hyre ne zuren e kryerregjistruesit Ilirjan Muho duke e kerrcenuar me arme pistolete. Iliriani ka njoftuar direkt kryeministrin Rama i cili i ka thene se je i LSI dhe une nuk nderhy ne ceshtje te hipotekes.Keto thuaja Ilirit!
Disa dit me vone pasi prona nuk po rregjistrohej i ka dale perpara tek stadiumi dinamo duke i ndaluar makinen me forrce dhe duke i rene me shpulla e ka kercenuar serisht me jete.
Pasi ka ndoll gjith kjo eshte rregjistru prona.Dhe ne fund e ka peshty.Te uroj cdo te mire e zoti te bekofte,me shume respekt nga Lapraka “
Sigal