Shuhet zjarri i madh në Kodër Krastë, digjen afro 2 Ha pyje

391
Sigal

Është shuar zjarri që rrezikonte banesat në Kodër Krastë të Elbasanit.

Përmes një reagimi, bashkia e këtij qytetit u ka bërë thirrje organeve kompetente që të identifikojnë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e zjarrëvënies.

Shuarja e zjarrit u bë e mundur pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse. Nga zjarri në fjalë u dogj afërsisht një sipërfaqe e pyllëzuar prej 2 ha.