Shuhet tenori legjendar Gaqo Çako

1154
Sigal

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme tenori i njohur shqiptar Gaqo Çako.

Mjeshtri i madh u shua në moshën  83-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit përmes një njoftimi në rrjete sociale.

Njoftimi i TKOB: 

Lamtumirë simboli historik i operas dhe muzikës shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako. Me hidhërim të thellë bëjmë me dije se pak minuta më parë është ndarë nga jeta në moshen 83 vjeçare tenori virtuoz, simboli historik i muzikës operistike shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako. Mjeshtri i madh u shua në shtepine e tij në Tiranë. Ngushellime familjes, miqve dhe kolegëve të Gaqo Çakos – “Nderit të Kombit”.

Gaqo ka lindur më 24 janar 1935, është këngëtar shqiptar. Mban titullin Artist i Popullit.

Tenori i njohur ishte babai i kantautorit të njohur Pirro Çako.

Kush ishte Gaqo Çako:

Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova

Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.