TIRANE- Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare ish-ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga.

Ish-deputeti, dhe nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, pësoi disa muaj më parë një hemoragji në tru, teksa kthehej nga Struga ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti. Ai u shtrua me urgjencë në spital, ndërsa më datën 23 maj Qeveria akordoi 1.9 mln lekë për trajtimin mjekësor të tij.

Por gjendja e tij u përmirësua dhe pas trajtimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Hajdaraga la ambientet e spitalit. Gjatë ditës së sotme ai pësoi arrest kardiorespirator, dhe me gjithë ndihmën e dhënë në QSUT nuk mund të përballojë dot për të qëndruar në jetë.

Luan Hajdaraga ishte Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë gjatë viteve 1998 – 2000.

Biografia
Luan Hajdaraga ka lidhur në Tiranë më 2 gusht 1948. Ai njihet si politikan dhe diplomat shqiptar, ministër i Punëve të Jashtme në 2003, ministër i Mbrojtjes 1998-2000.

Në vitin 1970 u diplomua në Psikologji në Universitetin e Bukureshtit. Në vitin 1973 ai ishte i përfshirë në punën shkencore. Në vitin 1985 u bë drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike.

Në vitin 1991 u bashkua me Partinë Socialiste të Shqipërisë, në 1993-1996 ai ishte nënkryetar i partisë. Si përfaqësues i tij ai u ul në vitet 1992-2001 në Parlamentin Shqiptar. Në vitin 1998, ai mori portfolin e ministrit të Mbrojtjes, në korrik 2000 dha dorëheqjen.

Në 2001-2003, u zgjodh zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Në vitin 2008 ai iu rikthye punës akademike. Ai është autor i disa punimeve shkencore në fushën e psikologjisë eksperimentale dhe psikologjisë së fëmijëve.