Shtypte rrushin për raki, por bie në govatë me kokë. Ç’e gjeti burrin nga Cerriku

450
Kishte mbledhur rrushin dhe e kishte hedhur në govatë për ta shtypur për raki, por e pësoi keq fare. E.B. nga fshatrat e Cërrikut ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, pasi duke shtypur rrushin ka ndier një pickim në këmbë. Nuk kanë kaluar as 10 minuta dhe ka përfunduar në tokë pa ndjenja.

Familjarët treguan se në fillim E.B.e nënvleftësoi pickimin, por kaluan disa minuta dhe i ra të fikët.

Burri u dërgua me shpejtësi në urgjencë ku morri mjekimet e nevojshme, raporton infoelbasani.al dhe pasi erdhi në vete e haoi sytë, rrëfeu:

“Ndjeva një pickim kur po shtypja rrushin. Por thashë është pa rëndësi. Pastaj po ndjenja një si shtërngim në zemër, pa fuqi dhe po më merreshin mendtë. Kaq mbaj mend. Tani po e shoh veten në spital.”

Burime spitalore bënë me dije se shkak i kësaj gjendje mund të ketë qenë pickimi i ndonjë merimange apo gërshërëze që qëndrojnë të fshehura në veshulët e rrushit. Sipas mjekëve, insekte të tilla përmbajnë helm dhe në disa raste japin reaksion të fuqishëm në organizëm. Ndaj duhet pasur shumë kujdes.
Sigal