Shtyhet seanca ndaj bosit të drogës Alket Hatija, do vendosej ekstradimi në Itali

549
Është shtyrë seanca që pritet të zhvillohej sot në Gjykatën e Durrësit, për Alket Hatijan, i dyshuar për trafik droge. Avokatët e tij kanë kërkuar rishqyrtimin e provave ndaj Alket Hatijas. Gjykata e Durrësit pronoi kërkesën e prokurorisë dhe ka nisur shqyrtimin e dosjes së ardhur nga Italia për ekstradimin e Alket Hatisë. Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë vendosi lirimin e tij, por Apeli e riktheu çështjen për rishqyrtim.
Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 22 nëntor.
Hatija është dënuar nga Gjykata italiane me 20 vite burg, pasi nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004, kishte trafikuar në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.
Ai u arrestua nga policia në korrik të këtij viti, por pas vendimit të Gjykatës u la i lirë.
Sigal