Shtyhet seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin, zbulohet arsyeja

473
Seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit e parashikuar për sot është shtyrë, pasi prokurorët ndodhen për punë jashtë vendit. Seanca u vendos të zhvillohet të mërkurën e ardhshme.
Sot priteshin të bëheshin tre ballafaqime në gjyq për shitjen e hotel “Vollgës” ndërmjet biznesmenit “dëshmitar i mbrojtur”, Ylvi Beqjes me noteren Aida Spahiu dhe me truprojen e tij, Romeo Tarjen.
Në seancën e fundit, më 21 nëntor 2017, për shkak të dëshmive të ndryshme, Gjykata pranoi ballafaqimin e biznesmenit Ylvi Beqaj me shoferin e tij Besnik Musai, me truprojen Romeo Tarja dhe me noteren Aida Spahiu lidhur me kërcënimet që Beqaj kishte pasur nga Shullazi për “Vollgën.”
Sigal