Shtohet numri i provave të zhdukura në Laboratorin Shkencor të Kriminalistikës

551
Zjarri i rënë mëngjesin e ditës së enjte, u njoftua nga polica dhe prokuroria se kishte ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike, çka çoi dhe në djegien e të gjitha materialeve të ndodhura në këtë laborator, duke filluar me sasinë e drogës, e cila ishte mbajtur në këtë laborator për t’ju nënshtruar ekspertizave, zhdukja e më shumë se 35 dosjeve, të cilat inkriminon persona të lidhur me prodhimin dhe trazimin e lëndëve narkotike, djegia e pajisjeve që kushton më shumë se 1 milionë dollarë dhe shumë provave të tjera, të cilat u zhdukën dhe për pasojë, bazuar në legjislacionin shqiptar 15 personat e vënë para drejtësisë lidhur me këtë çështje duhet të lirohen sepse nuk ka më prova që të lidhin këta persona me sasinë e drogës së djegur dhe me çështjet e tjera për të cilat 15 shtetasit janë ndaluar. Lidhur me këtë çështje prokuroria tha se do të bëhet një hetim i shpejtë për të nxjerrë në dritë të gjitha shkaqet që çuan në rënien e zjarrit dhe për pasojë dhe djegien e dhjetëra dosjeve. 

Por, sot ku kanë kaluar më shumë se 4 ditë, prokuroria nuk ka nxjerrë ende një version të asaj çfarë në të vërtetë ka ndodhur, duke lënë vend për dyshim, ashtu siç ishte dhe shkaku i zjarrvënies. Ende sot kur kanë kaluar 4 ditë, prokuroria nuk ka dalë në një prononcim për të thënë se ku është hetimi lidhur me këtë çështje. Për të qartësuar të gjithë ata që kanë dyshime se, pse kjo ndodhi pikërisht në këtë laborator, ku siguria është e lartë, ku mundësia e rënies së një zjarri ishte e vogël për të mos thënë e pamundur, ku nuk kishte pse të ishte gjithë sasia e drogës, por vetëm sasia e vogël e nevojshme për të t’ju nënshtruar analizave. Ku mundësia për t’u djegur dosjet nuk ekzistonte, sepse këto të fundit ishin të ruajtura në kasaforta hermetike. Prokuroria duhet të dijë se, ambienti i këtij Laboratori survejohej nga kamerat dhe se ato mund të tregojnë qartë shkakun e rënies së zjarrit në këtë laborator.

 Por deri tani prokuroria, kur kanë kaluar 4 ditë nga ngjarja, ende nuk ka dalë me një version përfundimtar të ngjarjeve dhe shkaqeve të vërteta të rënies së zjarrit në godinën e Laboratorit Shkencor të Kriminalistikës, ku u zhdukën provat, të cilat liruan jo vetëm ata 15 persona të ndaluar, por shuan provat për qindra çështje të tjera të cilat me rënien e zjarrit, justifikohen lehtësisht. Duhet të nxjerrin në ditë të gjitha provat, për të vënë para drejtësisë përgjegjësit që lanë të lirë dhjetëra persona me të shkuar kriminale dhe pushuar qindra çështje të tjera, provat e të cilave qëndronin për ekspertizë për disa kohë me radhë, ekspertizë e cila nuk mund të kryhet më, sepse tashmë provat janë zhdukur, ndaj prokuroria duhet të zbardh çështjen sa më shpejt për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës.
Sigal