Shqiptarja rrezikoi të hidhte në erë gjithë lagjen: theu valvulat dhe vidhte gaz prej 3 vjetësh

144
Karabinierët e rajonit të Fasano kanë proceduar në liri një grua shqiptare 39 vjeçe me iniciale S.A. sepse kishte vjedhur sasi të madhe gazi.
Pas njoftimit nga kompania e gazit, Policia italiane dhe stafi teknik i kompanisë kanë konstatuar se që nga viti 2015 e deri më sot gruaja që jetonte në varfëri në një shtëpi në qendrën historike kishte vjedhur gati 6 mijë metra kub gaz metan me një vlerë totale prej 1500 eurosh.
Nga inspektimi që u krye rezultoi se kishte thyer vulat dhe sahatin. Duhet thënë se shkatërrimi i vulave dhe valvolës së shpërndarës së gazit cenon sigurinë e sistemit, i cili nuk është më në përputhje me standardin. Kjo do të thotë rrezik për rrjedhje gazi dhe kërcënim të madh për shpërthim të tij.