Shqiptarja mbyt foshnjën dhe e hedh në koshin e plehrave, e ndihmon e ëma

2489
Një adoleshente shqiptare dhe nëna e saj janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë mbytur dhe hedhur në koshat e mbeturinave një foshnjë të sapolindur.
Sipas mediave greke, shqiptarja 19-vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, ka qenë shtatzënë me një djalë, të cilit nuk i kishte dhënë detaje mbi shtatzëninë.
Pasi ka sjellë në jetë të voglin, e ndihmuar nga e ëma, vajza i ka mbyllur atij gojën, që të mos dëgjoheshin të qarat, e më pas e ka mbytur me duar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Petropulis në verilindje të Athinës.
As nëna e saj nuk kishte kuptuar herët shtatzëninë e vajzës. E reja nuk shoi në spital për të sjellë në jetë foshnjen, por e lindi atë në shtëpi.
Të voglin raportohet se e futën në një qese të zezë dhe e hodhën në koshin e plehrave.
Më 26 shkurt kufoma e të porsalindurit u zbulua rastësisht. Nisën hetimet për të zbuluar se kush mund të kishte kryer atë krim të tmerrshëm.
Rezultatet e analizës së ADN-së të cilat dolën pikërisht dje, në ditën e mamasë, zbuluan se i kujt ishte fëmija dhe më pas adoleshentja dhe nëna e saj u arrestuan.
19-vjeçarja dhe e ëma pranuan krimin.
Sigal