Shqiptari u vra pas shpine në Itali nga burri i mbesës

177
Petrit Nikolli u vra pas shpine nga burri i mbesës në Itali. Policia ka arritur që të hedhë dritë mbi këtë krim, ndërsa kanë arrestuar tre persona. Duke iu referuar mediave italiane, 45 vjeçari u vra pasi po mundohej që të zgjidhte një rast konflikti. Mbesa e viktimës jetonte me bashkëshortin e saj në Milano dhe prej disa kohësh kishin probleme me njëri-tjetrin. Shqiptari Petrit Nikolli kishte shkuar disa herë që të zgjidhte mosmarrëveshjet mes çiftit.
Këtë javë Nikolli e kishte marre mbesën në shtëpinë e tij në Rimini, pasi ishte keqtrajtuar dhe dhunuar nga burri. Ky i fundit, së bashku me babain dhe një person tjetër udhëtuan mbrëmë për në Rimini dhe u takuan në shëtitore me Petrit Nikollin. Debati mes tyre agravoi, aq sa përfundoi me vrasje. Sapo 45-vjeçari i ktheu shpinën burrit të mbesës për të shkuar në shtëpi, ai e qëlloi me pistoletë, plumbi i së cilës e kapi në qafë duke e lënë të vdekur. Më pas, autori dhe dy personat e tjerë u larguan me shpejtësi me makinë në drejtim të Milanos. Po të njëjtat burime shtojnë se burri i mbesës, babai i tij dhe një person tjetër u arrestuan mëngjesin e sotëm në Milano dhe po merren në pyetje për të zbardhur ngjarjen e rëndë.