Shqiptari rezident në Gjermani arrestohet në Itali me 1,5 milion euro kokainë

54
Policia italiane e qytetit të Breshës ka arrestuar gjatë një kontrolli rrugor shqiptarin K.A i datëlindjes 1992 rezident në Gjermani. Në makinën e tij janë gjetur fshehur në pjesën e motorit 15 kg kokainë mjaft e pastër e kofeksionuar në 14 pako. Mungesa e motivimit të udhëtimit në Itali nga ana e shqiptarit ka shtuar dyshimet e policisë rrugore italiane, e cila ka shoqëruar makinën e shqiptarit në stacionin më të afërt policor.

Pas një kontrolli të specializuar është identifikuar modifikimi i makinës në pjesën e poshtme të motorit, ku janë gjetur rreth 15 kg kokainë e pastër e ndarë në 14 pako. Sipas policisë italiane lënda narkotike do të sillte në treg një përfitim ekonomik prej 1 milionë e 500 mijë euro. Shqiptari A.K është shoqëruar me urdhër arresti në burgun “Canton Mombello” të qytetit të Breshës.