Shqiptari refuzon të hidhet në erë për ISIS, nuk e vesh eksplozivin

622
Dy shqiptarë janë akuzuar dje nga Prokuroria Speciale e Kosovës pasi akuzohen se po planifikonin një sulm vetëvrasës. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar, kur i akuzuari për terrorizëm, R.A., kishte takuar K.P. dhe i kishte thënë” Më duhen para për financim si dhe disa vëllezër myslimanë për të organizuar një sulm vetëvrasës kundër shtetit, kundër qeverisë”, duke aluduar për shtetin dhe qeverinë e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Këtë bisedë e kishte hapur para K. P. duke i kërkuar indirekt që ai të pranonte ta kryente sulmin vetëvrasës. Mirëpo K.P. nuk kishte pranuar.
Ky takim e kjo bisedë për terrorizëm i ka çuar dy kosovarët, R.A. dhe K.P. më 16 shkurt nën akuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm
Sigal