Shqiptari që vrau gruan greke, kërkon të takojë fëmijët e tij

630
Dy vjet pasi shqiptari Klodi Lesi vrau bashkëshorten e tij Lela Mavromati në Greqi, mediat helene i janë rikthyer sërish kësaj çështje.
Vuajtja në familjen e saj është ende e rëndë.
“Sigurisht që nëna e tyre mungon. Ata duhet të thonë edhe fjalën Mami, “tha babai i Lelës, Charalambos Mavromatis për mediat greke, shkruan ora neës
Prindërit e saj kanë marrë përsipër dy djemtë që la pas, të moshës 6,5 dhe 8 vjeç.
Ndërsa Klodi Lesi 37-vjeçari i cili goditi për vdekje nënën e fëmijëve të tij para djalit të madh dhe e rrëmbeu atë për 18 ditë, tashmë kërkon që të komunikojë me ta.
Familja Mavromati pretendon se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e dy fëmijëve.
Megjithatë, ata kanë frikë se ndoshta në të ardhmen babai i tyre përpiqet të komunikojë me fëmijët dhe t’i bëjë keq atyre.
Dy djemtë e rinj jetojnë në Ormylia Halkidiki së bashku me gjyshin dhe gjyshen e tyre.
Ja çfarë tha shqiptari që vrau bashkshorten pas arrestimit nga policia.
Klodi Lesi, shqiptari i cili në janar të këtij viti vrau gruan e tij greke dhe u zhduk për disa ditë në arrati me djalin katërvjeçar, tregoi me një letër të hapur arsyet që e çuan në krimin ndaj bashkëshortes.
I penduar, 34-vjeçari u kërkon falje prindërve të vajzës, por njëkohësisht i bën ata fajtorë për shkatërrimin e familjes së tij.
Klodi tregon problemet që lindën në familje qyshkur bashkëshortja e tij Leila nisi të afrohej me të ëmën pas lindjes së djalit të parë.
Çifti i kishte ndërprerë marrëdhëniet me prindërit e vajzës pasi Klodi dhe Leila u njohën dhe vendosën të jetonin së bashku në vitin 2008.
Pas lindjes së dy djemve, sjella e gruas nisi të ndryshonte dhe ajo i kërkoi të shoqit që të zhvendoseshin për të jetuar me prindërit e saj.
Kjo bëri që çifti të kishte vazhdimisht përplasje, edhe pse në vitin 2014 ata erdhën për herë të parë në Shqipëri në mënyrë që fëmijët të njiheshin me prindërit e Klodit.
Pas kthimit në Greqi, Leila kërkoi divorcin dhe Klodi e pati gjithmonë e më të vështirë të takonte dy djemtë.
Natën e krimit ai kujton se nga dëshpërimi kishte konsumuar shumë alkool dhe se mbante mend vetëm duart me gjak.
Sigal