Shqiptari plagos me thikë grekun në burg

528
Një grup i të burgosurve shqiptarë dhe të burgosurve grekë janë përfshirë në një sherr, që ka përfunduar deri në përdorimin e thikave. Sherri me thika ka ndodhur në burgun e Kretës mes shqiptarëve dhe grekëve dhe përfundoi me plagosjen e këtyre të fundit. Njëri prej shqiptarëve, me një thikë të improvizuar ka goditur një të burgosur grek dhe disa prej shokëve të tij. I plagosuri nuk ka pësuar lëndime të rënda dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sigal