Shqiptari në Itali, zihet me të dashurën dhe i vë flakën 5 makinave

426
Një zënkë mes një djali shqiptar me të dashurën ka kushtuar djegien e pesë makinave.
Mediat italiane bëjnë me dije se Klodian Canaj dhe e dashura e tij italiane kishin shkuar në Treviso për pashkë, mirëpo një zënkë mes çiftit për motive xhelozie është përshkallëzuar në sherr brutal.
Si pasojë Canaj i ka vënë flakën disa makinave që gjendeshin poshtë shtëpisë ku po qëndronin.
Mësohet se një nga automjetet është i të fejuarës së saj, ndërsa katër automjetet e tjera të fqinjëve.
Canaj 24 vjeç banues në Itali është vënë në pranga nga policia e vendit fqinj.
Sigal