Shqiptari me 2 milionë euro marijuanë, arrestohet në Itali

590
Arrestohet në Itali shqiptari që kishte në makinen e tij rreth 106 kg marijuane që nëse do të shitej në tregun vendas do të kapte shumën e 2 milionë eurove.
Një shqiptar 32 vjeçar rezident prej vitesh në komunën La Spezia në Itali, është arrestuar me akuzën e trafikut të marijuanës.
Shqiptari me inicialet R.B u ndalua nga Policia, në daljen jugore të autostradës së Modenas, ndërsa udhëtonte me një furgon tip Fiat Ducati.
Furgoni ishte i modifikuar enkas për fshehjen e drogës, e në pjesën e poshtme të rimorkios e komanduar me një levë elektronike janë gjetur disa thasë me marijuanë me një peshë prej 106 kg. Vlera e përfitimit e shitjes së saj në treg sipas policisë italiane përllogaritet të jetë rreth 2 milionë euro.
Ndaj shqiptarit R.B 32 vjec është lëshuar urdhëri i arrestit me burg.
Policia Italiane ka nisur hetimet për të zbardhur prejardhjen e destinacionin final të kësaj sasie droge.
Sigal