Shqiptari masakron me thikë gruan në sy të fëmijës 8-vjeç, telefonon në polici: Hajdeni se e vrava

467
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Udine të Italisë ditën e sotme pasi një shqiptar ka therur me thikë gruan e tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku shqiptari ka masakruar me thikë gruan e tij e më pas ka telefonuar policinë.
‘Hajdeni sepse kam vrarë gruan time’, mësohet se kanë qenë fjalët e shqiptarit të thëna në telefon për policinë.
Ngjarja bëhet edhe më e rendë pasi krimi ka ndodhur në sytë e fëmijët 8 vjeç të çiftit.
Krimi i rëndë ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm. Autor i këtij krimi të rëndë është një 37-vjeçar emigrant shqiptar, ndërsa viktima është 30 vjeçe.
Shqiptari është vënë në pranga, ndërsa fëmija është marrë nga shërbimet sociale dhe psikologia për shkak të gjendjes së tij të rënduar.
Sigal