Shqiptari Lesi kishte planifikuar vrasjen e gruas, mori djalin e vogë, pasi i madhi do t’i sillte probleme

488
Klodi Lesi, shqiptari i cili vrau me thikë gruan greke dhe u arratis me djalin e vogël e kishte planifikuar gjithçka që më parë. Së paku kështua shkruajnë sot mediat greke, duke iu referuar dosjes hetimore.
Star.gr, shkruan se planet e tij ishin të qarta, por ato u prishën kur shoku i tij nga Shqipëria e la në baltë dhe nuk iu përgjigj si ai telefonatës së tij për ta ndihmuar të vinte në Shqipëri.
Por edhe taksisti që nuk e ndihmoi t’i drejtohej Selanikut. Ai është përgjigjur se kishte dobësi për djalin e vogël, ndaj zgjodhi të merrte atë me vete. “Ai nuk do më krijonte as probleme”.
“Në momentin e arrestimit Klodi Lesi kishte me vete 3500 Euro dhe një çantë me ushqime”­ shkruajnë mediat greke, duke shtuar se ai nuk ia ka lënë rastësisë.
Kjo, edhe pse ai ka thënë se vrasja ndodhi në sherr e sipër. “Nuk ke pse merr kaq para me vete kur nuk ke ndërmend të bësh dicka të tillë” thuhet më tej.
Lesi në prokurori nuk ka kërkuar asgjë, as ndonjë bisedë me familjen e tij në Shqipëri.
Sigal