Shqiptari konfliktohet me fqinjin italian, i shkon në shtëpi me sëpatë

496
Sigal

Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në provincën e Aleksandrisë në Itali, ku një 47-vjeçar shqiptar ka kanosur me sëparë fqinjin e tij italian.

Mediet italiane bëjnë me dije se shqiptari ende i paidentifikuar, ka pasur një sherr banal me fqinjin e tij italian, e për pasojë ka marrë një sëpatë dhe i ka shkuar në banesë duke e kërcënuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se pas kësaj ngjarje, policia ka nisur një procedim penal ndaj 47-vjeçarit shqiptar, identiteti i ttë cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa ka sekuestruar sëpatën.