Shqiptari kapet me 3 kg heroinë dhe një pistoletë në Milano

422
Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga Policia italiane, pasi është kapur me 3 kg heroinë të cilësisë së lartë. Gjithashtu, mediat italiane shkruajnë se shqiptarit i është gjetur në shtëpi edhe një revolver antik, që kushton me mijëra euro. Kështu, agjentët e antidrogës kanë ushtruar kontroll në banesën e tij ku kanë zbuluar edhe drogën. Gjithashtu, është gjetur edhe pistoleta epike e cila është viteve 1900 dhe nuk është prodhuar më me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur nga Policia italiane.
Sigal